Rusia kërcënon Ballkanin: Raketa jonë nuk kërkon leje për të fluturuar mbi qiellin tuaj!

Është tensionuar situata, pas anulimit të vizitës së ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, në Serbi, për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Menjëherë pas kësaj, Rusia ka kërcënuar Ballkanin me sulm bërthamor.

Shefi i Agjencisë Hapësinore të Rusisë, Dimitri Rogozin, tha se Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Rumania kishin tradhtuar historinë e përbashkët të sllavëve, duke u sjellë ashtu si edhe suedezët në raport me Rusinë.

Në një mesazh në “Twitter”, zyrtari i lartë rus thekson se “Sarmat (raketa ruse sh.r) nuk kërkon leje për të fluturuar mbi qiellin e tyre”.

Ky është një kërcënim i hapur për sulm bërthamor nga Rusia ndaj vendeve të Ballkanit, pasi ndaluan vizitën e Lavrovit në Serbi, ku do të takohej me Presidentin Aleksandër Vuçiç.

Raketa “Sarmat” është ndër më të fundit të testuara nga Rusia dhe tashmë është bërë e modës që ushtarakë dhe politikanë rusë të kërcënojnë me sulm shtete të ndryshme.

SHKARKO APP