Rusia kërcënon Rumaninë me goditje nëse strehon avionët luftarakë ukrainas

Ushtria ruse ka paralajmëruar vendet fqinje me Ukrainën që mos përdorin territorin e tyre për avionët luftarakë të Kievit, duke thënë se Moska mund t’i konsiderojë këto vende si pjesë të konfliktit, nëse avionët ukrainas kryejnë misione luftarake duke u nisur nga territori i tyre.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes Igor Konashenkov tha të dielën se disa avionë luftarakë ukrainas ishin ridislokuar në Rumani dhe në vende të tjera fqinje me Ukrainën, por ai nuk i identifikoi ato.

Zoti Konashenkov paralajmëroi se nëse këta avionë luftarakë sulmojnë forcat ruse nga territori këtyre vendeve, ky mund të konsiderohet si angazhim i tyre në konflikt ushtarak.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?