Rusia nxjerr në skenë “përbindshin e tmerrshëm”. NATO-Rusi drejt luftës?
Putin nxjerr “përbindëshin nënujor”: Nuk bëhemi “pellg” i NATO-s Posted on 28 Tetor, 2016 11:06 by TemA Online in Aktualitet, Bota, Kryesore Like 9 Tweet Quhet Veliky Novgorod dhe është e pajisur me raketa tokë-ajër, silurë dhe mina tokësore. Putin ka zbuluar “përbindëshin” e ri të nënujshëm duke u shprehur se “nuk do të bëhemi kurrë një pellg i NATO-s”. Admirali rus Alexander Buzakov tha se “testet për nëndetësen e pestë Veliky Novgorod janë kryer me sukses në 25 tetor dhe ajo tani do t’i bashkohet flotës në Detin e Zi”. Ndërsa një nëndetëse e gjashtë e këtij lloji do të dërgohet më 25 nëntor.

Këto nëndetëse janë mjetet moderne më të reja të Rusisë dhe mund të mbajnë një ekuipazh prej 52 personash për më shumë se 45 ditë në det. Mjeti peshon 4 mijë tonë. Mesa duket kjo është kundërpërgjigjja e Putinit ndaj NATO-s pas tensioneve dhe deklaratave të ditëve të fundit. Sipas agjencisë TASS, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në NATO, Alexander Grushko, është shprehur se ᤑ�ota në Detin e Zi po ndihmon për “të stabilizuar Mesdheun”. “Sot NATO-ja po përpiqet të transferojë skemat konfrontuese në ujërat e Detit të Zi”, tha ai. “Presidenti turk, Erdogan ka thënë se fundmi se Deti i Zi pothuajse është kthyer në “liqen rus” për shkak të mungesës së NATO-s atje. Por NATO-ja e di shumë mirë se Deti i Zi nuk do të bëhet kurrë një liqen i saj dhe ajo që ne po bëjmë është të neutralizojmë kërcënimet e mundshme dhe presionet ndaj Rusisë nga jugu”, tha ai.

KOHA JONË SONDAZH

