Rusia “po vëzhgon” situatën në Groenlandë pas komenteve të zotit Trump
Rusia thotë se po ndjek nga afër situatën lidhur me Groenlandën, pas refuzimit të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për të përjashtuar masat ushtarake ose ekonomike për të marrë kontrollin e territorit nga Danimarka.
“Ne po vëzhgojmë këtë zhvillim mjaft dramatik të situatës, por deri më tani, falë Zotit, ajo mbetet në nivel deklaratash”, u tha gazetarëve të enjten zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
“Zona e Arktikut është një zonë e interesave tona kombëtare dhe strategjike. Ne jemi të pranishëm në zonën e Arktikut dhe do të vazhdojmë të jemi atje”, shtoi zoti Peskov.
Territori i gjerë i Groenlandës, shumica e të cilit shtrihet mbi Rrethin Arktik, ka qenë zyrtarisht pjesë e Danimarkës që nga viti 1953, megjithëse ishulli ka qeverinë e vet shkruan VOA.