Sa krime po bëhen nën emrin tënd, o Reformë në Drejtësi

Nga Andi Bejtja

Sa krime po bëhen nën emrin tënd o Reformë në Drejtësi?!
Pas përshëndetjes neveritëse që Ambasada Amerikane dhe BE i bënë emërimit në dhunim të Kushtetutës të dy anëtareve të Gjykatës, nuk ka se si mos ndodhë dhe kjo dhune që po shohim ketë mëngjes ndaj banorëve të unazës së re e shumë shkelje të ligjit e dhunime të demokracisë. Të jemi të bindur se kështu do ndodhë dhe me Teatrin e çdo gjë korruptive sa herë që SHBA dhe BE do mundohen të justifikojnë leket e hedhura për reformën në drejtësi që në fakt po shkojnë për kapjen e shtetit nga kryeministri. Sa shkrime po bëhen nën emrin tënd o Reformë në Drejtësi?

Më bëri pershtypje zvarritja që i bëri policia aktivistit Enver Goci i cili thjesht po monitoronte protestën e banorëve si aktivist. Nuk pres të flasë njri nga nderkombëtaret, ndaj opozitë nuk ke pse vazhdon më kot “Rugetime për Shqipërinë”, por merr rrugën për te Unaza e Re.

SHKARKO APP