Fierakët këngë për Erdoganin: Në Turqi tek gjysmëhëna, Erdogan nuk bën më nëna

Teksa pronarët e tokës ku do të ndërtohet spitali në Fier protestojnë, nga ana tjetër gëzimi duket aq i madh sa ka frymëzuar një këngëtar lokal ti dedikojë edhe një këngë presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Autori i këngës është Guri Rrokaj, i cili në tekstin e këngës shpreh të gjithë dashurinë e tij për presidentin turk.

Madje, kënga mbyllet me fjalët: “Për Shipërinë do mbesë ikonë, sa more, sa malet të rrojë”.

JA TEKSTI I KËNGËS

Lajmi bukur mori dhenë, në gjithë botën sot po zjen
Erdogani tha me gojë, Shqipërinë do ta ndihmoj
Shteti turk dhe Ankaraja tregoi dashurinë e saj

Shqipërisë iu gjend pranë, porsi nëna për evlanë

Në Turqi tek gjysmëhëna, Erdogan nuk bën më nëna
Burri i besës që s’të fal, tha të bëhet një spital
Lacin po nge në themel me gjithë lagje krejt po del
Do bëjë spitalin në Fier për të gjithë vilajetin

Ky Rexhep Taip Erdogan Presidenti turk me famë,
Për Shqipërinë do mbesë ikonë, sa more sa malet të rrojë!

YouTube player

SHKARKO APP