“Sa më shpejt zgjedhje të parakohshme”, Berisha: Vota e emigrantëve përparësi për PD-në

Përmes një takimi online me shqiptarët në Greqi, këtë të dielë ish-kryeministri Sali Berisha tha se duhen sa më shpejt zgjedhje të parakohshme të lira dhe të ndershme.

“Të çojmë Shqipërinë drejt zgjedhjeve të parakohshme, të lira dhe të ndershme dhe rikthyer partinë e idealeve tuaja në pushtet për procese të mëdha transformuese të Shqipërisë.

Unë ju garantoj se do të bëjmë gjithçka për një bashkëpunim sa më të ngushtë me degët tona në Athinë dhe kudo që ndodhen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Inkurajojmë nxitjen e tyre për një bashkëpunim sa më të ngushtë me të gjithë emigrantët shqiptarë kudo që janë në mënyrë që ata të kenë rolin e tyre direkt në të gjitha zhvillimet e vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vota e emigrantëve, ushtrimi i të drejtës së tyre do të jetë përparësia e parë e Partisë Demokratike”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?