Sabotim i reformës në drejtësi? Basha: Po përdoret fuqia e Parlamentit për ta kapur politikisht sistemin
Pas shqetësimit të shprehur publikisht nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim se mos ka ndonjë marrëveshje të fshehtë për të sabotuar reformën në drejtësi vjen edhe reagimi kryedemokratit, Lulzim Basha.
Sipas tij, ndryshimet e bëra për reformën në drejtësi nga parlamenti aktual iu shërbejnë atyre për të kontrollur dhe kapur politikisht sistemin.
“Çdo ndryshim kushtetues dhe ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga ky parlament është ilegjitim.
Ndryshime të tilla u shërbejnë vetëm atyre që e përdorin pushtetin për të devijusr dhe për të minuar reformën, për të kontrolluar politikisht dhe për të kapur sistemin e drejtësisë.”, shprehet Basha.
Edhe kryeministri Edi Rama ka mbështetur ambasadoren e ShBA, Yuri Kim për reformën në drejtësi.
Në twitter, Rama shkruan një thënie të Shekspirit: “Ferri është bosh. Të gjithë djajtë janë këtu”
Ndërkohë, po në këtë postim të Kim, ka reaguar edhe kreu i PD-së Basha që shkruan se Çdo ndryshim kushtetues ose ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga parlamenti aktual është i paligjshëm.
“Çdo ndryshim kushtetues ose ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga parlamenti aktual është i paligjshëm. Ndryshime të tilla u shërbejnë vetëm atyre që përdorin fuqinë e tyre për të shtrembëruar dhe minuar reformën dhe për të kontrolluar e kapur politikisht sistemin e drejtësisë.”
Ambasadorja Yuri Kim u shpreh se thathethemet për një marrëveshje të për të vrarë reformën në drejtësi të mos jenë të vërteta.
“Shpresoj të mos ketë asgjë të vërtetë për thashethemet për një marrëveshje në të fshehtë për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur, por është e nevojshme, progresi duhet të vazhdojë.’