Saida Dollani, Sokol Binaj e Fehmi Petku janë gjyqtarët e fatit të Tahirit

Treshja e gjyqtarëve të Apelit për Krime të Rënda që do të vendosë për “fatin” e Saimir Tahirit, është thuajse e njëjtë me atë që i ktheu pasaportat që i ishin bllokuar nga Shkalla e Parë në dhjetor të vitit të kaluar.

Kryesuese është Saida Dollani, ndërsa anëtarë janë Sokol Binaj e Fehmi Petku. Ky i fundit zëvendëson anëtaren e mëparshme, Nertina Kosova, e cila mësohet se ka dhënë dorëheqjen. Nuk dihet se cilit prej gjyqtarëve i referohet konkretisht ambasadori Donald Lu, kur shprehet se u janë ofruar ryshfete apo janë nën presion.

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu tha se gjykatës po i bëhen presione dhe kërcënime, por edhe tentativa për ta blerë për këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”– ka thënë Donald Lu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?