Saimir Tahiri me pranga në duar nga salla e gjyqit, dërgohet te ”313”
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është dënuar me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj 3.4 vite burg. Pas vendimit, Tahiri ka shkuar drejt dhomave të paraburgimit të IEVP ”313”. Ai doli me pranga nga salla e gjyqit.
“Për shkak të kompleksitetit iu desh një kohë më e gjatë, gjykata vendosi pasi dëgjoi palët, lënien në fuqi të gjykatë së shkallës së parë burg për Saimir Tahirin me 3.4 vite burg”, tha Gjykata e Apelit.
Vuajta e dënimit nis nga sot, por Saimir Tahiri mund të bëjë një rekurs të vendimit në Gjykatën e Lartë.