Saimir Tahiri del nga burgu i Fierit, shkon në Lushnje
Saimir Tahiri nuk është i kënaqur me kushtet e burgut të Fierit. Ish-ministri i Brendshëm ka kërkuar transferimin nga ky burg, dhe vuajtjen e dënimit në një burg tjetër të sigurisë së zakonshme. Shkak për këtë kërkesë janë bërë konfliktet që ai ka pasur me drejtorin e këtij institucioni.
Kërkesa u depozitua nga familjarët pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe ish-ministri është transferuar në burgun e Lushnjës për të vuajtuar dënimin.
Më 4 shkurt, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e dënoi me vendim të formës së prerë. Gjykata dënoi me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfitoi ulje dënimi, duke u dënuar përfundimisht me 3.4 vite burg.