Saimir Tahiri, “efektivi” i parë që provon makinat elektrike të policisë – FOTO
Efektivi i parë që provon cilësinë e autoveturave elektrike të Policisë së Shtetit është vetë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ministri Tahiri ka publikuar disa foto nga ceremonia e djeshme e prezantimit të makinave të reja elektrike të policisë, ku në njërën prej tyre ai vetë shfaqet në timonin e njërës prej makinave të reja. Por ministri nuk e fsheh entuziazmin e tij për realizimin e këtij projekti që është i pari në Rajon, dhe që ka “zero” ndotje të ambientit.
“Të parët në rajon me makina elektrike për Policinë. Konsum 1.2€/100KM, ndotje 0. Nga rrënimi i së shkuarës, hapim një epokë të re për modernizimin e policisë. #electricpolicecars #policiaeseardhmes”- shkruan ministri Saimiri Tahiri në komentin e tij.

KOHA JONË SONDAZH

