Saimir Tahiri ka përgjuar Ilir Metën? Ja çfarë ndodh brenda koalicionit
Skandali i përgjimeve duket se ka prekur edhe vet koalicionin qeverisës, ku flitet për një betejë Meta-Tahiri.
Portali “Citynews” shkruan se brenda LSI-së dyshohet që ministri i Brendshëm të ketë përgjuar kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, duke iu referuar burimeve të tyre.
Njerëzit afër Metës akuzojnë Tahirin se ka përgjuar kryeparlamentarin. Sipas citynews, materialet e përgjuara, Tahiri ja ka servirur Kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit kërkon të kuptojë nëse Meta do të vazhdojë të qëndrojë në koalicion apo të dalë i vetëm në zgjedhjet e ardhshme.
Kryeministri dyshon se kreu i kuvendit komunikon me Berishën për informacione që publikon ish-Kryeministri. Nga ana tjetër vetë kreu i LSI e ka akuzuar përballë në takime konfidenciale Edi Ramën se flirton me Lulzim Bashën.
Kjo betejë mes Metës dhe Rama-Tahirit pritet të vazhdojë dhe ditët në vijim mund të ketë zhvillime të reja.
KOHA JONË SONDAZH

