Saimir Tahiri: Të dekriminalizojmë drejtësinë

 

Më urgjente sesa dekriminaizimi i politikës, për ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri është dekriminalizimi dhe reforma në sistemin e drejtësisë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Tahiri thotë se emërimet partiake në gjyqësor, apo sponsorizimet politike dhe korrupsioni skandaloz në dy dekada, e akoma më shumë në 8 vitet e fundit, ka shkatërruar integritetin e sistemit.

“Shpresoj të mos jetë thënë fjala e fundit!”, shkruan ministri, ndoshta duke iu referuar vendimit të një dite më parë të Gjykatës së Krimeve të Rënda që rrëzoi faktet e Prokurorisë dhe shpalli të pafajshëm Arben Frrokun.

“Por përtej fakteve konkrete, mungesa e besimit publik te drejtësia sot është më e dukshme se kurrë, dhe aspak rastësisht, e as gabimisht!”, mbyll reagimin e tij Ministri i Brendshëm.

SHKARKO APP