Saimir Tahiri viziton Shtëpinë e Bardhë
Politikë E Diel, 4 Prill 2021 03:43
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të jetë nesër në SHBA.
Ai do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë, ku do të marrë pjesë në një takim për terrorizmin.
Në këtë takim do të jetë prezent edhe homologu i tij kosovar, Skënder Hyseni.
Lajmi bëhet me dije nga Zëri i Amerikës.
Përveç dy ministrave shqiptarë, në takim do jenë edhe ministra të tjerë nga rajoni.