Saimir Tahirin e palosi Edi Rama nga kryetar i PS-së Tiranës
Politikë E Hënë, 19 Prill 2021 21:08
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pritet të lërë mandatin e kreut të PS-së për Tiranën, për shkak të postit të tij në qeveri.
Burimet nga grupi i punës për ndryshimet në statut bëjnë me dije për “Gazeta Shqiptare, se një nga pikat e ndryshuara që do të diskutohet në kongres është edhe papajtueshmëria e mandateve, në bazë të të cilit asnjë nga kryetarët e degëve të PS-së në 61 bashkitë nuk do të mund të mbajë poste të larta publike.
Nga kjo pikë, i pari që preket është ministri i Brendshëm, i cili është njëherësh edhe kryetar i PS-së për Tiranën. Pritet që socialistët e Tiranës të zgjedhin një emër të ri për t’i drejtuar, ndërkohë që Tahiri do të vijojë detyrën e tij në qeveri.
KOHA JONË SONDAZH