Sali Berisha: Betohemi, protesta deri në largimin e narkoshtetit (Edi Rama)
Pas Kuvendit të 11 dhjetorit dhe referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës, lideri historik i demokratëve Sali Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se protesta të tjera do të pasojnë deri në largimin e atij që ish-kryeministri e quan narkoshtet.
“Betohemi se nuk do të ndërpresim kurrë protestën deri sa regjimi të vendoset para ligjit dhe ne si shqiptarë të votojmë të lirë për veten dhe vendin. Ne këtu jemi mijëra qytetarë të lirë. U mblodhëm me një thirrje të shpejt. Në dy muaj arritëm të rimëkëmbim monumentin e pluralizmit që e mori peng Rama. Ky uragan nuk ndalet më. Prandaj e paralajmëroj Ramën: mos guxo t’i dalësh para. Mos mendo se me pakicë do të shtypësh shumicën. Ne nuk ka forcë që na ndalon. Ju ftoj të qëndrojmë të vendosur për serinë e pafundme të protestave të tjera deri sa ta çlirojmë Shqipërinë nga narkoshteti”, u shpreh Berisha.
Përsa i përket çështjes së inceneratorëve, Sali Berisha u shpreh se afera prej 430 milionë euro e firmës së Edi Ramës nuk mund të mbyllet me 3 milionë euro të vjedhura nga Lefter Koka.