Sali Berisha del nga SPAK-u: Dosje me 400 faqe mashtrime ndaj meje
Ka zgjatur vetëm disa minuta dëshmia e Sali Berishës në SPAk. Në dalje, për gazetarët, Berisha ka thënë:
“Kjo është një piramidë fund e krye mashtrimi, kjo ishte deklarata ime. Së dyti, vizitova pjesën muzeale të Skapit, gjendej ora 400 mijë e 600 euro e qëndisur me diamante, dhurata Edi Ramës.
Fotografia, se origjinalin e ka Rama. Gjindej Ymer Lala që t’i jepte Dumanit 1 mln euro për pyetjen që s’i bëri. Balla… aty ishin. Gjendeshin horra që shkojnë nga gjykatësi në gjykatës dhe bëjnë forma më të neveritshme për t’i mbajtur peng ata. Gjendeshin dokumentat nga Greqia që i ruante Dumani në Kasafortë. Kjo është organizata më e rrezikshme kriminale. Kam ato akuza që kam pasur, asgjë më shumë se 400 faqe mashtrim. Vazhdon hakmarrja politike”.