Sali Berisha dhe mbështetësit e tij shkojnë në selinë e PD (VIDEO)
Ish-kreu i PD, Sali Berisha, ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike me mbështetësit e tij.
Ish-kryeministri Berisha ka shkuar në selinë blu i shoqëruar nga deputetë demokratë dhe anëtarë të Komisionit të rithemelimit të PD i konstituuar në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Berisha nuk ka kursyer edhe ironinë për Lulzim Bashën, teksa ka hyrë në zyrat e PD.
“I ka marrë të gjitha karriget në zyrën e tij, nuk ka lënë asnjë karrige në sallë se nuk i mjafton karrigia e vet“, tha Berisha para gazetarëve.
Ndërkohë edhe Lulzim Basha ndodhet në selinë blu, ku po zhvillon një mbledhje rutinë me mbështetësit e tij.
Ndërsa jashtë dyerve të selisë së Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një mesazh dhe ka thënë se ka shkuar aty për të diskutuar mbi probleme të rëndësishme të së ardhmes.
“Jemi këtu për të sjellë vullnetin e shumicës së demokratëve shqiptarë. Siç e shihni janë anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të PD të zgjedhur në Kuvendin e fundit, të cilët kanë ardhur të vendosen në selinë e demokratëve dhe të diskutojnë për problemet e rëndësishme të të ardhmes. Tani ne po ngjitemi sipër”, tha Berisha.
Berisha dhe Basha po zhvillojnë mbledhje paralelisht në dy salla të ndryshme përballë njëra-tjetrës.
Ndërkohë jashtë sallave, ku po zhvillohen mbledhjet janë mbledhur mbështetës të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.
KOHA JONË SONDAZH

