Sali Berisha: Dhunën në Shkodër e organizuan kriminelët me uniformë të PS

Ditën e sotme një grup të rinjsh kanë dhunuar selinë e PS gjatë protestës për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie pak ditë më parë.

Lidhur me këtë ngjarjes ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shprehet se “dhunën në Shkodër e organizuan kriminelët me uniformë të PS”.

Berisha ka publikuar dhe një mesazh të një qytetari i cili shprehet se dhuna sot është inskenuar djegia e selisë së PS me “urdhër nga lartë”.

Postimi

Dhunën në Shkodër e organizuan kriminelët me uniformë të PS!

Lexoni denoncimin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje doktor. Sot nga falangat e policisë kriminale u inskenua djegia e selisë së PS me urdhër nga lart. Protesta ishte organizuar në mënyrën më qytetare të mundshme, por menduan policët besnik të Luan Harushës, Ramës dhe Lleshajt që të shkatërronin gjithcka. Në foto është polici i sektorit të krimeve Redi Shullani që ishte në rresht të parë dhe organizoi dhunën. Gjithashtu pjesë e turmës si civil ishte një i dënuar më parë për skemën e fajdeve por vazhdon akoma të jetë polic në sektorin e krimeve. Gjithashtu ishte dhe Gjergj Gjeloshi polic që akuzohet për mashtrime dhe korrupsion. Anonim ju lutem.

SHKARKO APP