Sali Berisha: Do ul taksat në mënyrë dramatike sapo të fitoj zgjedhjet
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i ftuar në ”Çim Peka Live” tha se çdo biznesmen pasi të fitojë zgjedhjet, ai, pra Berisha, do të ulë taksat në mënyrë dramatike. Ai tha se do të ulë kontributet e sigurimeve shoqërore, TVSH-në, tatimin mbi fitimin dhe do të heqë taksën e kapitalit.
“Jam parti e taksave të ulëta, parti konservatore, besoj tek iniciativa e individit. Do ul kontributet e sigurimeve shoqërore, do të ul TVSH-në, taksat e tatim mbi fitimin, do heq taksën mbi kapitalin. Çdo biznesmen i ndershëm duhet t’i mirëpresë të gjitha këto masa. Këto unë i kam pa dallim”- tha Berisha.