Sali Berisha: Erenik Beqiraj ia zbardhi faqen kombit
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se artisti Erenik Beqiraj ia zbardhi faqen kombit.
“Filmi i tij “Një udhëtim i shkurtër” mori “Luanin e Artë” në Venecia. Suksese gjithnjë e më të mëdha” shkruan ndër të tjera Berisha.
Postimi i plotë:
Shqiponja dhe plisi binom i pandarë!
Erenik Beqiraj ia zbardhi faqen kombit. Filmi i tij “Një udhëtim i shkurtër” mori “Luanin e Artë” në Venecia. Suksese gjithnjë e më të mëdha.
Ps. Piktori deshtak Edi Rama, sapo u bë kryeministër u paraqit në Venecia me vizatimet e tij. Ato ngjallën të përziera publikut. Zhgarravina të një adoleshenti të droguar damkosën ato kritikët e njohur të artit. #sb