Sali Berisha flet për Kuvendin e PD: Përmbushëm zotimin tonë solemn, kthyem votën e lirë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ku po flet për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar, e jo vetëm. Për të me Kuvendin Kombëtar të PD-së, jo vetëm u rikthye vota e lirë në PD.

“PD kaloi kuvende të mëdha, në Kuvendin e 30 prill ajo bëri zgjedhje në forumin më të rëndësishëm. Të gjitha kanë qenë propozim i anëtarësisë për të marrë pjesë në garë. Jo vetëm u rikthye vota e lirë në këtë forcë politike. Janë votuar përfaqësues të shkëqlyer të demokratëve, si kurrë ndonjëherë më parë në historinë e kësaj force. Në tetë degë, që nga Saranda në Mat, fituan zonja të nderuara”, tha Berisha.

Po ashtu ish-kryeministri shtoi edhe se nuk ka një rast të vetëm për presione nga sipër apo numërim të padrejtë.

”Unë mendoj se kjo përbën përmbushjen e një zotimi të një rëndësie themelore jo vetëm për PD-në, por për shoqërinë shqiptare. Në këtë proces shumëmujor kanë garuar për votim qindra kandidatura dhe asnjë prej tyre nuk ka qenë i sugjeruar apo i përzgjedhur nga instancat e epërme të kësaj partie”.

SHKARKO APP