Sali Berisha flet për takimin me Osama Bin Ladenin

 
Ish-kryeministri Sali Berisha përgënjeshtroi sot lajmet e publikuara në medie, se Osama bin Laden ka ardhur në Shqipëri dhe është takuar më të. Sipas Berishës, pretendimi për vizitën e tij në Shqipëri është vetëm një trillim banal dhe i përsëritur.
"Të dashur miq, sot mediat pa lajme përhapin trillimin bajat por dhe qesharak, se Osama bin Laden ka vizituar Shqipërinë me një delegacion zyrtar të nivelit të lartë të mbretërisë të Arabisë Saudite në vitin 1995! Ky lajm është një trillim banal dhe i paskrupullt i përhapur shume vite më parë nga mediat greke, serbe dhe media të tjera pa asnjë bazë. Në delegacionin zyrtar të nivelit të lartë të Arabisë Saudite që ka vizituar vendin tonë në vitin 1995, apo rast tjetër, Osama bin Laden nuk ka shkelur kurrë në Shqipëri”, shkruan Berisha në Facebook.
 
“Shqipëria në vitet 1992-1997 ka dhënë një kontribut thelbësor, më të madh se çdo vend tjetër i rajonit por dhe më gjerë, në luftën kundër terrorizmit në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë inteligjente të vendeve partnere”, vijon Berisha.
 

SHKARKO APP