Sali Berisha: Fytyra e vërtetë vasale e KLGJ
Një parodi e turpshme prej zyrtarëve mercenarë dhe skllevër, anëtarët e Dvoran-KLD, me votën e tyre kundër, nuk vendosën dot vet për herë të dytë për mandatin e Dvoranit, të deklaruar të përfunduar 6 vite më parë nga Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj.
Anëtarët mjeranë të KLD, që me urdhër të Edvinit mbrojnë Dvoranin, dëshmuan se për ata dinjiteti njerëzor dhe profesional nuk ekziston.
Ata shtynë për të dytën herë vendimin e tyre për përfundimin e mandatit të Dvoranit, të vendosur 6 vite më parë nga Gjykata Kushtetuese e vendit.
Me qëndrimin e tyre vetposhtërues, anëtarët e KLD që zbatuan urdhrin e kryekreut, dëshmojnë se para Dvoranit, për atë mercenar, nuk ekzistojnë ligje, Kushtetutë as dhe vendime të Gjykatës Kushtetuese.
Ata dhunojnë me urdhër të partisë, Edvin Mafisë, të gjitha këto për një njeri të korruptuar, vendi i të cilit është në qelitë e burgut për fshehjen e 100 milionë lekëve në procesin e vetingut, për dhunimin e Kushtetutës siç dëshmon Komisioni i Venecias etj etj.
Me votën e tyre, këta anëtarë të KLGJ dëshmojnë se çfarë produkti të degraduar pa ligj dhe moral solli në krye të drejtësisë, pseudoreforma, Dvoran-reforma apo procesi i kapjes së këtij sistemi nga Edvin Kristaq Mafia dhe narkoshteti i tij!