Sali Berisha: Gjyqi publik do të jetë i pashmangshëm për Edi Ramën

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kryetari i PD-së Sali Berisha e ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjës kryesor për atë që opozita e quan afera e inceneratorëve.

Shqipërinë e kanë mbërthyer si një gaforre aferat korruptive të Edi Ramës, qeveritarëve dhe familjarëve të tij. SKAP-i i partisë po bën gjithçka për të mbyllur aferën e djegësave. SKAP-i përpiqet ta mbulojë, por nuk e mbulon dot se përveç firmës antiligjore që Rama vendosi, ai vendosi së bashku me Agaçin dhe Ahmetin të fusë duart në fondin e Këshillit të Ministrave dhe të transferojë para në ministrinë e Mjedisit për inceneratorin në një kohë kur nuk kishte asnjë qindarkë për këtë objekt.

Por SKAP-i nuk mund ta shpëtojë kurrë Edi Ramën. Më mirë të veprojë ai se sa t’i bëjnë gjyq publik qytetarët. Gjyqi publik do të jetë i pashmangshëm“, tha Berisha përpara gazetarëve.

SHKARKO APP