Sali Berisha, kërkesë Nuredin Dumanit: Trego gjithçka që di!

Sali Berisha i drejtoi sot një kërkesë të veçantë Nuredin Dumanit, i ndaluari i policisë që po rrëfen krimet e tij dhe të bashkëpunëtorëve, që të rrëfejë gjithçka ai di.

I bëj thirrje Dumanit, në emër të asaj që rifiton në vetvete një njeri që rrëfehet, të thotë krimet që ka kryer për të shpëtuar shpirtin e tij”.

Sipas Berishës, rrëfimet e Dumanit dëshmojnë atë që është thënë çdo ditë nga mediet dhe është denoncuar me kohë.

I bëj thirrje edhe Besjan Xhixhës, të rrëfehet për lidhjet politike të deputetëve e ministrave. Vë dyshimin më të madh mbi SPAK, po bën mburojë të denoncimeve politike. S ka nevojë t’I thotë askush SPAK, po i fsheh këto“, tha më tej Berisha.

 

SHKARKO APP