Sali Berisha lëshon “bombën”: Ka përgjime të fshehta të qeveritarëve me bandat, do dalin emra ministrash

Ish-kryeministri Berisha në një prononcim për mediat para Parlamentit u shpreh se gjatë një hetimi të policive të katër shteteve të Bashkimit Europian janë zbuluar lidhje mes qeveritarëve në Shqipëri me elementë kriminalë vendas dhe të huaj.

Berisha ka paralajmëruar se do të publikohen përgjime të politikanëve shqiptarë duke komunikuar me bandat, ndërsa shton se komunikimet janë bërë nëpërmjet aplikacionit SKY ECC.

Informoj shqiptarët se hetimi i fundit i kryer nga disa shtete, Itali, Belgjikë, Gjermani, Francë e shtete të tjera, pas zbulimit të një aplikacioni që përdornin bandat shqiptare dhe qeveritarët për komunikime të fshehta, themelet e narkoshtetit po dridhen. Ju garantoj se në ato përgjime ka emra ministrash, drejtorësh, prokurorësh, gjykatësish e shumë të tjerë. E mirëpres si një zhvillim pozitiv në betejën kundër narkoshtetit. SKY ECC është aplikacioni. Janë zbërthyer, e di si do dalin. Ju garantoj që janë emra ministrash të të gjitha niveleve, unë nuk i kam emrat”, tha Berisha.

SHKARKO APP