Sali Berisha: Mark Frroku, fytyra e shëmtuar e qeverisë ka bos Metën (VIDEO)
Ish-kryeministri Berisha akuzoi deputetin Mark Frroku se është fytyra më e shëmtuar e qeverisë, që ka për bos Ilir Metën. Berisha tha se për të larguar krimin nga qeveria duhet një revolucion demokratik paqësor.
Sali Berisha: Në mënyrën më të përsëritur kemi denoncuar lidhjet e mazhorancës së qelbësirave me krimin. Ne kemi denoncuar lidhjet e pamohueshme, rrezikun që bëjnë për vendin dhe sigurinë kombëtare, por besoj se Mark Frroku është fytyra më e shëmtuar e këtyre lidhjeve. Frroku është fytyra e këtij parlamenti. Është fytyra e kësaj qeveria. Bosi i tij është Ilir Meta dhe duhet t’i bëj apel qytetarëve shqiptare se rruga e vetme për të hapur horizontet e së ardhmes është revolucioni demokratik paqësor.
Ky revolucion është përgjigja qytetarë për sigurinë e cdo njeriu, për mirëqënin për punësimin dhe për të ecur drejt Europës. Ndryshe ju garantoj se mark Frrokrit do shkojnë lart e më lart”, theksoi sot per mediat Berisha.
VIDEO
KOHA JONË SONDAZH

