Sali Berisha mban fjalim nga dritarja e kryesisë: Edi Rama ka frikë
Sali Berisha ka mbajtur fjalim për mediat nga dritarja re Kryesisë së Kuvendit, aty ku pak më parë u futën disa nga deputetët e opozitës, që nuk u lejuan nga Garda.
“Janë të gjithë deputetë me imunitet dhe kurrë ndonjëherë në historinë e një parlamenti deputetët nuk janë ndaluar. Frika dhe tmerri i Ramës bën që të urdhërojë Lindën e tij në akte të turpshme. Deputetët nuk mund të përjashtohen përveçse nga mbledhja e grupit nga grupi i tyre.
Edi Rama ka frikë, tmerr. Shikoni se ku arrin kjo verbëri. Sipas tij, ata që përjashton ai nga aktiviteti parlamentar nuk mund të marrin pjesë në mbledhjet e tyre. As Lukashnenko e Putini nuk kanë dhënë një urdhër të tillë. Kjo është fytyra e Ramës.
Nuk lejohet kryetari i grupit të vijë në mbledhje. Histori më të turpshme se kjo nuk ka. Ky është vetëm fillimi. Deputetët dhe populli opozitar nuk tërhiqet. Ti po tregon veten si pasardhës i xhelatit, babait tënd”, tha Berisha.