Sali Berisha hyn në selinë blu: Partia Demokratike është e jona!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu.

Partia Demokratike është e jona” është shprehur Berisha për gazetarët.

Bashkë me Berishën ishte edhe Klevis Balliu si dhe Tritan Shehu.

Ndërkohë para tyre në selinë blu kanë mbërritur Flamur Noka, Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Ivi Kaso, të cilët ndodhen në një nga zyrat e selisë blu në takim me Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin.

Berisha ngjiti shkallët drejt katit të dytë dhe iu bashkua bisedimeve me pjesën tjetër të grupit të Rithemelimit dhe Gazment Bardhit e Alibeajt.

Tani priten zhvillime pozitive për PD. Bashizmi u zhduk si fenomen dhe sekt.

SHKARKO APP