Sali Berisha: Meta nuk ka gabuar me nënshtetësinë

Placeholder Image

Sulmet e fundit të mazhorancës nuk kanë qenë ndaj eksponentëve dhe lidershipit të opozitës, por ndaj presidentit Ilir Meta. Vetëm në asamblenë e 9 tetorit kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e përmendi Metën 46 herë. Së fundmi sulmet ndaj tij ikën ardhur lidhur me nënshtetësinë që ai ka dhënë ndaj disa figurave publike mes tyre dhe të sportistë.

Por cili është mendimi i zotit Berisha për këtë debat? Gjatë emisionit “HARD TALK NAG ROALDN QAFOKU”, Berisha tha se presidenti Meta ka operuar brenda rregullave dhe ligjeve në fuqi.

“Asnjë kalim kompetencash nuk ka. Kushtetuta ja njeh atij të drejtën për dhënien e nënshtetësisë. Presidenti i Republikës ka një ligj dhe një vendim të qeverisë në të cilën bazon veprimtarinë e tij për dhënien dhe lënien e nënshtetësisë. Këto dy kompetenca janë ekskluzive vetëm të Presidentit të Republikës”,– deklaroi Sali Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?