Sali Berisha në Bruksel, “19 deputetë të PS-së me të dhëna kriminale”

Ish-Kryeministri Sali Berisha ndodhet në Bruksel, ku është i ftuar në forumin e Krans Montanës.

Berisha theksoi se audienca është tronditur nga fakti, se në vend që kryeministri i Shqipërisë të bêhet promotor i dekriminalizimit, është bërë pengesë e pakapërcyeshme për të.

Më tej Berisha thotë se shkalla e populizimit toksik të Edi Ramës është ekstreme pasi në gjirin e grupit parlamentar të mazhorancës ka 19 deputetë me të dhëna kriminale.

Sipas Berishës, 19 deputetët e PS-së figurojnë si hajdutë, trafikantë droge dhe prostitucioni.

SHKARKO APP