Sali Berisha njofton takimin e radhës për foltoren me demokratët: Për një parti më të bashkuar e të fortë

Pas Durrësit, deputeti i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të ndalet në qytetin e Shkodrës ditën e premte, si ndalesën e radhës për takimin e tij të pestë me qytetarët demokratë.

Ish-Kryeministri Sali Barisha ishte të mërkurën me demokratët në qytetin bregdetar për të mbajtur foltoren e katërt me qëllim, siç thotë ai, për rikthimin e dinjitetit të demokratëve dhe mbledhjen e firmave për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Edhe ditën e djeshme, Berisha deklaroi se Kuvendi i PD-së do të mblidhet me firmat e demokratëve për një parti të re me norma e standarde që asnjë kryetar të mos i shkelë.

POSTIMI I PLOTE I BERISHES

Njoftim!

Nesër, ditën e premte më datën 1 tetor në ora 18:00 në sallën e Kinema Milenium të qytetit të Shkodrës do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Shkodrës të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë! sb

SHKARKO APP