Sali Berisha: Për tre orë kombi ynë u çlirua!
Politikë E Mërkurë, 30 Tetor 2024 14:40
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur në një konferencë për shtyp lidhur me protestën e djeshme, kur opozita bllokoi disa nga rrugët kryesore të vendit.
Berisha tha se dje vendi u çlirua për tre orë.
“Mbrëmë Shqipëria u çlirua për tre orë, rifitoi sovranitetin për 3 orë. Fitorja më e madhe është mesazhi i shpresës që u përcollëm shqiptarëve. Opozita nuk ka frikë nga narkoshteti. Falenderim për heronjtë dhe guximtarët”, u shpreh ai.