Sali Berisha: Përpara me Lulin

Pavarësisht se PD-ja ka humbur në këto zgjedhje, Sali Berisha thotë se zgjedhjet lokale nuk përcaktojnë fatin e kryetarit Lulzim Basha.

Sipas tij, fati i liderit të partisë përcaktohet nga zgjedhjet e përgjithshme.

“Zgjedhjet lokale nuk janë zgjedhje të cilat përcaktojnë fatin e liderit edhe zgjedhjet e përgjithshme në disa raste ka që e përcaktojnë. Janë një grup vendesh të caktuara që nëse liderët humbasin zgjedhjet thonë ‘goodbye’, ka shumë vende të tjera të cilat thotë ‘përpara me mua’. Kështu që zgjedhjet lokale nuk e përcaktojnë. Natyrisht analizë duan, por gjithë qëndrimi im nuk ka të bëjë me partinë. Partia ka udhëheqësin e vet, partia nxjerr direktivat e saj. Unë natyrisht këto i kam të pavarura dhe i kam si një ish­kryeministër që ka bërë përpjekjet më të jashtëzakonshme kur ka pasur zgjedhjet për të bërë zgjedhjet më dinjitoze për shqiptarët”, thotë Berisha. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?