Sali Berisha përsërit qëndrimin: Alibeaj duhet të largohet, paditi PD-në
Ish-kryeministri Sali Berisha, edhe në një prononcim për mediat, tha atë që deklaroi edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Për të Enkelejd Alibeaj duhet të iki sepse ka paditur PD. Sipas Berishës, Alibeaj e konsideron veten kryetar të përkohshëm ndërkohë që nuk e ka një funksion të tillë.
”Qenia e tij si kryetar grupi, por me një marzh tolerance të padiskutueshëm pas vendimit të tij për të paditur PD për llogari të qeverisë në gjykatë, mund t’ju them se ai për mua pushon së qeni kryetar i grupit parlamentar.
Nuk është fjala për mendim, veprimi është i gabuar nuk ka asnjë bazë. Do të thotë të mos pranosh një proces që nuk e kundërshton asnjë shqiptar. Nuk ka asnjë tagër, pasi e konsideron veten kryetar, në një kohë nuk ka asnjë funksion”.
Enkelejd Alibeaj, ankimoi në gjykatën e Apelit vendimin e Gjykatës së Tiranës që njohu Kuvendin e 11 dhjetorit.