Sali Berisha: Rama dhe Bolino vodhën fondet për emergjencat
Nuk ka kursyer asnjeri Berisha, as nga media. Ish-kryeministri Berisha ka komentuar në faqen e tij në Facebook kthimin e Edi Ramës nga Majemi dhe situatën e krijuar në vend pas përmbytjeve të fundit. Sipas Berishës, kryeministri shkoi sot me duar në xhep në Shijak, pasi u kthye nga qokat e Majemit.
“Por pervec mediave, ere shteti per ndihme nuk ndjehej gjekundi. Sot shqiptaret ishin nje popull i braktisur nga qeveritaret aventuriere. Rama, pas bronzimit dhe qokat ne Miami, mbrriti sot me duar ne xhepa ne Shijak, ministrat e tij, po me duar ne xhepa, ne zona te ndryshme pa dhene asnje leke ndihme. Vetem ne Shijak jane mbytur rreth 300 banesa dhe biznese. Ne Bregun e Lumit ne Tirane jane permbytur mbi 80 banesa kurse Erion Veliaj pasi informoi per motin e madh, keshilloi dje qytetaret e Tiranes te mos dalin nga shtepite e tyre se mund edhe te mbyten, kurse vet ja mbathi per ne Sri Lanka”, shkruan Berisha.
Më tej ai hedh akuza ndaj Ramës, pronarit të gazetës shqiptarja.com the Report Tv, Carlo Bolino si dhe kompanisë Digitalb, për rrëmbim të 1.7 milionë dollarëve nga buxheti i shtetit, që ishin parashikuar për emergjencat civile.
“Edi Rama me Karlo Bolinon dhe Dixhitalbin e tij, rrembyen edhe 1,7 milione dollare te buxhetit qe ruheshin per ndihme ne emergjencat civile. Ai ju tha shqiptareve se dekoderat do t’ua jepte familjeve ne ndihme ekonomike, harroi se sipas ligjit familjet me ndihme ekonomike nuk kane televizor dhe se ky bazuar ne kete nen u hoqi ndihmen ekonomike 20 mije familjeve”, shprehet Berisha.
Më tej ish-kryeministri i bën thirrje Prokurorisë të nisë hetimet për atë që ai e quan “vjedhje të fondeve të emergjencës civile nga Rama dhe Bolinot e tij”. Por nuk sqaroi se ça lidhje kishte Carlo Bollino me ndihmat dhe kryeministrin kur dihet se Bollino eshte botues i nje media serioze.
KOHA JONË SONDAZH

