Sali Berisha: Skandal i ri ndërkombëtar i Edvin drogës, zbulohet segmenti tjetër i rrjetit mafioz Tiranë – Bruksel!

Nga Sali Berisha

Skandal i ri ndërkombëtar i Edvin Drogës! Paratë e tij të drogës bëjnë kërdinë. Zbulohet segment tjetër i rrjetit të strukturuar mafioz Tiranë- Bruksel.

Pas ndrikull Romana Vllahutin, e cila blinte me katërfishin e çmimit për metër katror, rezidencën e delegacionit të BE në Tiranë, del dhe Ndrikull Calavera bashkëpunëtore Edvin Drogës.

Ajo, sipas mediave të mirëinformuara të Brukselit, në një akt të pastër korruptiv për llogari dhe me kërkesë të Edvin Hajdutit dhe në kundërshtim flagrant me qëndrimet zyrtare publike të zyrtarëve më të lartë të Komisionit dhe Parlamentit Europian, ka shfrytëzuar postin dhe i ka telefonuar Komisionit të Venecias duke i kërkuar që të mos shqyrtojë kërkesën e Presidentit të Shqipërisë për ligjin zgjedhor.

Ndërkohë që zyrtarët më të lartë të Komisionit Europian, Parlamentit Europian por edhe të Bundestagut i bënin thirrje publike Edvin Drogës që të mos votojë ndryshimet në Kodin Elektoral por të presë mendimin e Komisionit të Venecias për këto ndryshime.

Rikujtoj këtu se Calavera, drejtoreshë për Ballkanin Perendimor gjithashtu drejton Grupin Ndërkombëtar të Monitorimit të procesit të Vetingut, proces për të cilin flitet se paguhen shuma marramendëse parash të zeza.

Fjalet e ndrikull Calavera dhe jo ato të Komisionerit për Zgjerim, as dhe kryetarit të AFET-it të Parlamentit Europian, citohen në fjalimet e Edvin Kristaq Drogës si direktiva apo kërkesa të Komisionit Europian për Shqipërinë.

E përshëndes Komisionin e Venecias për refuzimin e kërkesës korruptive të Ndrikull Calaveros dhe rrjedhjen e kësaj kërkese në media.

I bëj thirrje Komisionit Europian në përputhje me standartet e tij etike ta hetojë dhe largojë zonjën Calavera nga detyra që mban dhe të hetojë lidhjet e saj toksike për detyrën që mban me Edvin Drogën.

Këtu më poshtë keni artikullin e të përditshmes së Brukselit “New Europe” kushtuar problemeve të mësipërme, që mund ta lexoni sipas dëshirës.

Calavera, sabotim ndaj shefit të saj në Komisionin Evropian apo thjesht flirtimi me cubin e Ballkanit, Edi Rama?

 

SHKARKO APP