Sali Berisha: Sot 20 shkurti, dita e ngadhenjimit mbi diktaturen, dita e kujteses kombetare!

Te dashur miq, ne historine e Shqiperise dhe shqiptareve 20 shkurti eshte dita e madhe e lirise, e ngadhenjimit te tyre mbi diktaturen dhe permbysjen e saj, te shtatores se Hitlerit shqiptar dhe busteve te gjalla te bllokut hoxhist. Sot eshte dita ne te cilen PD me aletatet e vet u deshmuan si opozita me e fuqishme e asaj kohe ne Europe dhe me gjere.

20 shkurti eshte dita e kujteses sone kombetare te qindra mijera martireve dhe viktmiave te sistemit barbar komunist. Si sot 24 vjet me pare qindra mijera qytetare, te rinj e te reja, studente, punetore, intelektuale te revoltuar, nga Tirana dhe mbare Shqiperia, te organizuar nga PD, sindikatat, levizja studentore, u bashkuan ne mengjesin e dt 20 shkurt 1991 ne Qytetin Studenti, ne mbeshtetje te greves epike te mbi 750 studenteve te ngujuar e te vendosur per sakrifica sublime per t'i hequr emrin e diktatorit Enver Hoxha Universitetit te Tiranes. Pas qendrimit rreth tre ore ne Qytetin Studenti, te pjesmarresve te revoltes popullore paqesore me te fuqishme me masive ne historine e vendit, artistja e mirenjohur Rajmonda Bulku iu ben thirrje nenave dhe motrave ne proteste per tu nisur drejt presidences dhe kerkuar plotesimin e kerkesave te studenteve ne greve. Ndersa qytetare te tjere nga masa leshuan thirrjet " te sheshi, te sheshi", thirrje kjo e perzgjedhur nga PD me pare dhe qe nenkuptonte marshimin drejt sheshit Skenderbej per rrezimin e shtatores se diktatorit.

Pas ketyre thirrjeve llava e kurajos, guximit, vendosmerise te qindra mijer qytetareve tashme heronj te dites tone te madhe, te vendosur per cdo sakrifice, u nisen. midis tankeve, mitralozave te regjimit, çau rrethimet, vershoi ne bulevardet e medha te Tiranes dhe ne betejen paqesore me legjendare per liri te shqiptareve, permbysi ne ora 14:05 shtatoren e Hitlerit te shqiptareve dhe vendosi ne piedestal flamurin kombetar, falmurin e lirise, flamurin e Skenderbeut.

Me 20 shkurt forcat demokratike ne drejtimin e Partise Demokratike i dhane perbindeshit hoxhist goditjen fatale dhe me gjithe çmimin me gjak qe do paguanin ne ditet ne vazhdim me jeten e 13 martireve te shkurtit, dhunen dhe terrorin e eger me te cilat u perballen, bllokuan me guxim dhe vendosmeri, rikthimin e shtatores se satanit ne vendin ku u permbys, deshtuan grushtin ushtarak te shtetit te forcave ekstermiste hoxhiste dhe dhane, mendoj une, nje kontribut historike ne shmagien e nje lufte civile, ne te cilen donin te zhysnin vendin forcat e nomenklatures hoxhiste ne PPSH, ne policine sekrete, ushtrine dhe fallanga te tjera.

Sot pas 24 vjeteve, Shqiperia eshte vend anetar i NATO-s, ka marre statusin e vendit kandidat ne BE dhe shqiptaret levizin pa viza ne Europe. Sot PD eshte ne opozite dhe ne pushtet nuk eshte e majta e moderuar shqiptare por si ne asnje vend tjerter ne Europes ne pushtet me 23 qershor erdhen djemte dhe vajzat e bllokmeneve hoxhist qe ne permbysem me 20 shkurt te Viti 1991. Neo-ibllokmenet me ne krye Edvin Kristaq Ramen ne 18 muaj ne pushtet rehabilituan dhe ngriten muze shteteror Hitlerit te shqiptareve, Enver Hoxhes, kremtuan 70 vjetorin e clirimit te vendit me frymen percarese enveriste per luften dhe ndihmen e aleateve tane, permbysen simbolin e demokracise ne Kavaje, per analogji te permbysjes se shtatores se Enver Hoxhes. Klika e neo-bllokmeneve ne pushtet zevendesoi shtetin ligjor me shtetin policor, ka arrestuar, ndaluar ne nje vit 38 mije shqiptare, ka shnderruar Shqiperine ne protektorat te krimit dhe droges dhe po zhben nje nga nje arritjet 23 vjecare te demokracise shqiptare.

Gjendja ne Shqiperi po ecen drejt destabilizimit dhe kaosit. Sot 20 shkurti i ri eshte me jetik se asnjehere me pare, eshte thirrja e brendshme e te gjithe atyre qe perjetuan kalvarin e eger te diktatures hoxhiste si dhe e qindra mijera te rejave e te rinjve, studenteve, intelektualeve, puntoreve dhe qytetareve te thjeshte, heronj te 20 shkurtit te vitit 1991 qe shohin sot ne pushtet bastardet e bllokmeneve qe permbysem 24 vjet me pare.

20 shkurt i ri eshte thirrja e qindra mijera shqiptareve qe perballen sot me terrorin e shtetit policor, terrorin e energjise elektrike, taksave te larta, standartet me te ulta, Lizave, Manastirllive, Veliajve, Danajve, Fekave, Erioneve, Beqajve, Balleve, Kodhelve, Nikollave, Kokedhimeve etj etj te Rames. 20 shkurt i ri eshte thirrja e cdo femije qe do te shkoje i sigurte ne shkolle, eshte thirrja e çdo qytetari shqiptar qe kerkon siguri per jeten, veprimtarine e tij!

Perpara, sa me shpejt drejt nje 20 shkurti te ri!!

Sali Berisha

SHKARKO APP