Sali Berisha sulmon ambasadoren Kim: Flet si guvernatore, si Edi Rama!

Kreu i PD Sali Berisha, në një dalje para mediave është pyetur lidhur me deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim ndaj tij. Berisha i ka cilësuar deklaratat e ambasadores Kim, të njëjta me ato të kryeministrit Edi Rama.

Deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim, si e komentoni? Ajo tha se nuk do të zhvillojë takime personale me ju? A e dëmtojnë këto PD?

Ka disa pasaktësi, jo të vogla. Së pari, zotimi i ambasadores se zyrtarët amerikanë dhe ajo vetë nuk takohen me persona të shpallur është një deklaratë sikur ta ketë bërë Edi Rama. Sepse është gënjeshtër, dhe këtë e di çdo shqiptar. Zyrtarët e DASH takohen madje edhe me kukulla apo ithtarë të Putin, këtu e kam fjalën për Dodik. Kjo është një gjë e pavërtetë. PD mbetet e vendosur për të zhvulluar marrëdhënie shumë të mira, miqësore e të gjithanshme me SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHBA janë aksioneri kryesor i sigurisë së botës së lirë dhe ne besoj se duhet të japim çdo kontribut që ky funksion të përmbushet. Natyrisht, nuk bëhet fjalë për marrëdhënie me Sorosin e mafien e tij. Në rastin konkret, ambasadorja që flet si guvernatore siç e keni parë shkon në një superharmoni me elementë të diskretituar kombëtarëisht dhe botërisht si Rama, Balla etj“, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?