Sali Berisha sulmon kryeministrin: Patronazhistëve ua dha Rama të dhënat, jo Irani

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur sërish për sulmin kiberbetik, ndërsa nuk i ka kursyer akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Në një akt të paprecedentë të revanshit të krimit në këtë shtet, qeveria ka shkatërruar të gjitha sistemet e policisë TIMS-in, databazën e policisë shkencore e cila përmban çdo gjë rreth kriminelëve dhe grupeve kriminale. Ka shkatërruar MEMEX dhe faktikisht kemi të bëjmë me një asgjësim total të punës afro 30 vjeçare të policisë së shtetit. Shkatërrimi i këtyre sistemeve nuk ka asnjë lidhje me sulmet e E-albania. Shkatërrimi i këtyre sistemeve është bërë me qëllimin e vetëm për të zhdukur provat që ekzistojnë mbi lidhjet e tmerrshme të krimit për Ramën, Ballën, Veliajn dhe qeveritarë të tjerë.

Duke asgjësuar të dhënat e këtyre sistemeve, janë asgjësuar provat materiale të kontestueshme të këtyre lidhjeve. Dënoj këtë akt ndër më të rrezikshmit. Sot gjurmët e gishtave të shqiptarëve janë në cilindo vend që dëshiron ti ketë, pas shkatërrimit këtu. Sot asnjë urdhër nuk mund të zbatohet më bazuar në dokumentim shkencor të personit. E sigurt është ky është një bashkëpunim qeveritaro- policesk, është një operacion i paprecedentë në ndonjë vend përveçse në vendin e mafies në Shqipëri”, -tha Berisha në një konferencë për mediat.

SHKARKO APP