Sali Berisha: Vendimi për bojkotin e Samitit të BE-së u mor në Beograd
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër sot pas bojkotit të mundshëm që do t’i bëjë Tirana zyrtare samitit të BE-së ditën e nesërme në Bruksel.
Ditën e sotme, Berisha deklaroi vendimi për bojkotin është marrë në Beograd.
“Në këtë proces të pranimit nga Edi Rama të hegjemonisë serbe në rajon u formua aleanca trilaterale me Jugosjallinë e vjetër plus Shqipërinë se Kosovën e konsideron pjesë të territorit të Serbisë. Në këtë proces u konsoliduan lidhjet jo vetëm me Beogradin, por edhe me Moskën. Ky process solli një përçarje dhe luftë të ftohtë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ndodhi që një aventuries, vasal pa interesa vendi dhe interesa kombëtare të deklarojë dje se refuzoj ftesën dhe nuk kam pse shkoj në Bruksel. Ky vendim merret në Beograd. Kurse ky (Rama) e thotë çfarë vendos padroni. Kurrë ndonjëherë fati ynë nuk ka qenë më larg duarve tona se sa këtë herë”, tha Berisha.