Sali Berisha:Tirana në duart e bandave! Por te bandave te qeverise!!
Te dashur miq! Kryeqytetit yne, Tirana, perjetoi dje nje mbremje terrori. Ne tre rruge te tij qytetaret, kalimtaret u gjenden para batareve te panderprera te kallashnikoveve. Vetem Zoti i shpetoi ata nga plumbat direkt apo qorr te tyre. Ne keto tre perleshje, mbeti nje i vrare dhe tre te plagosur. Pra, mund te kishim edhe kater te vrare, njelloj si ne mengjesin e kater vrasjeve te Kostandinit te Partise, sikunder mund te kishim dhe me shume por, per fat, tre te plagosurit jane gjalle. Njeri nga tre te plagosurit eshte edhe kreu i bandes, miku me koke i Sajmir Tahirit, Emiliano Shullazi, me te cilin Tahiri drekon dhe darkon rregullisht, madje dhe e perdor kunder te veteve qe guxojne ta sulmojne Tahirin per paaftesi, lidhje me krimin, lokalizem, etj., etj.
Tahiri mbreme, per te mbrojtur shokun e tij, urdheroi Didin e Partise te pergenjeshtroje mediat dhe spitalin e Traumes qe njoftonin se njeri nga te plagosurit ishte edhe Mili i tij. Keshtu, me komunikate zyrtare policia mbreme mashtroi ne menyre te persertur se Shullazi nuk eshte i plagosur. Dhe vetem pas dy ore lajme, nga te gjitha mediat por dhe nga spitali i Traumes, se Emiliano Shullazi ishte i plagosur, pra pasi i doli kallaj genjeshtres qeveritare, policia e PS njoftoi se Shullazi eshte i plagosur.
Sot paradite PS, me urdher te Tahirit, perseri mashtroi opinionin duke deklaruar se, perleshjet e mbremshme nuk lidheshin njera me tjetren. Kjo, vetem e vetem, per te lehtesuar banden e qeverise. Ne perleshjet e mbremshme me arme, ka mbetur i plagosur dhe nje oficer policie, per te cilin mendohet se ishte dhe ai anetare i bandes. Ne kete vend askush nuk e di se, ku mbaron banda e ku fillon policia dhe anasjelltas. Banda e qeverise ka emisaret e vete ne drejtim te disa komisariateve te Tiranes, por dhe ne ministri te tjera! Tirana e tere eshte ne duart e bandave…..Por bandave te qeverise!
Sali Berisha