Sali Berisha: Porti i Durrësit u la 6 muaj jashtë kontrollit, zbarkuan tonelata kokaine
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një akuzë të fortë ditën e sotme në një deklaratë për mediat, ku tha se të gjitha autoritetet në Portin e Durrësit janë të përfshira në trafikun e kokainës në Evropë.
“Porti i Durrësit për 6 muaj rresht u la jashtë çdo kontrolli.
Zbarkuan në Durrës tonelata të pafundme kokaine, ku shkuan ato? Drejt Evropës jo drejt Hënës?
Pasi u alarmua gjithë bota tani janë dyndur, por në port të gjithë autoritetet janë të përfshira në trafikun e kokainës.
Porti është shndërruar në portin më të madh të kokainës në Evropë.
Rama përpiqet ti mbulpjë këto me sharje ordinere, me sulme e fjalor të një njeriu si ai.
Deklaroj me përgjegjësi të plotë se shkak madhor i të gjitha këtyre është Rama dhe partia e tij, e PD do ketë zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. PD do zbatojë ligjin jo vetëm ndaj bandave në strofullat e mafies ku jetojnë por ndaj bosëve të këtyre bandave në zyrat qeveritare“, tha Berisha