Salianji: Berisha la një trashëgimi të çmuar, por PD ka marrëdhënie të afërta me SHBA-në

Sot Lulzim Basha kërcënoi hapur Berishën, duke thënë se ai nuk do të lejojë shkatërrimin e PD-së për interesat personale të doktorit. Deputeti i PD-së, Ervin Salianji thotë se Basha ka përgjegjësinë dhe legjitimitetin që i buron nga vota, duke shtuar se në asnjë moment nuk duhet të harrohen edhe marrëdhëniet strategjike me SHBA-të.

“Nuk mund të themi që ka apo nuk ka zgjedhje. Basha nuk ka vulën, por ka përgjegjësinë dhe legjitimitetin që i buron nga vota. Me të drejtë njerëzit kanë një shqetësim real dhe në po përpiqemi t’i adresojmë shqetësimet. Unë jam i paqartë se cila është kërkesa? Cili është qëllimi?

I vetmi qëllim është që të dëmtohet Basha, kjo më duket pa sens. Dy javë është bërë Basha i keq, pra këtu ka një sens logjik që nuk qëndron. Është e qartë që për PD-në, Berisha ka lënë një trashëgimi të çmuar. Ne nuk duhet të harrojmë marrëdhëniet strategjike dhe të afërta me SHBA-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë nuk harroj se njerëzit qanin për Enverin, o bo bo çfarë do të ndodhë. Por jo ka pasur lëvizje, por edhe rigjenerime. Ne mendojmë që interesi publik bashkohet me PD”, tha Salianji në ”News 24”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?