Salianji bllokon Foltoren, nuk lejon Ramën të flasë
Politikë E Enjte, 12 Tetor 2023 10:45
Ditën e sotme në Kuvend pritet të votohet drafti i përbashkët mes PS dhe PD, që dënon sulmin në veri të Kosovës, më 24 shtator.
Por teksa do të fliste kryeministri Edi Rama, deputeti i PD, Ervin Salianji ka bllokuar Foltoren dhe ka kërkuar fjalën për procedurë.
Ndërkohë kryetarja e Kuvendit i tërhoqi vëmendjen Salianjit dhe i kërkoi që të “mos bënte pis seancën”. Më pas Salianji u tërhoq teksa fjalën e mori kreu i qeverisë Rama.