Salianji: Lefteri po thithte një tas me kokainë
Pas publikimit të videos nga gazetari Artan Hoxha, ku duket kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla duke thithur kokainë, ky i fundit vendosi të padisë ish-deputetin e PD-së, Ervin Salianjin me qëllim politizimin e çështjes për të mos e kanalizuar në institucionet e drejtësisë. Salianji thotë se nuk kishte dijeni për këtë video dhe se ka reaguar pas publikimit të ekzistencës së saj nga Hoxha. ”Di të them një gjë që të gjitha akuzat bëhen për të zhvendosur vëmendjen nga theklbi i diskutimit që thith një tas të madh me lëndë narkotike, ndërsa fëmijet e asaj zone nuk mbushin dot një tas me ushqim. Ne kemi ujkun çfarë na duhen gjurmët. Ne s’kemi lidhje me këtë çështje, thjesht i jemi referuar medias. Nuk e kam parë fare si video, e pash vetëm atë ditë kur doli në media”.