Salianji letër nga burgu: Burgosja politike është forma më e rëndë e dh@nës. Opozita po mbrohet
Ervin Salianji ka reaguar me një letër nga burgu i Fierit për ngjarjen e sotme në Kuvend. Për të burgosja politike është forma më e rëndë dhe më brutale e dhunës. Nga ana tjetër, Salianji shton se opozita po mbrohet dhe po mbron demokracinë dhe interesin publik. ”Dhuna dhe brutaliteti më i madh është eleminimi i kundërshtarit politik duke asgjësuar dhe nënshtruar institucionet. Duke përdorur institucionet, si komisionet e partisë, për të fshikulluar dhe hequr lirinë dhe asgjesuar të drejtat”,-thuhet në letrën e Salianjit.
Letër nga IEPV FIER
Dorëzuar avokatit ora 13:45 minuta
Shfaqja e agresorëve si viktima e dhunuesve si të dhunuar, e abuzuesve si të prekur nga prekja e pronës publike është hipokrizi neveritëse. Njësoj siç vjedhin dhe përgjegjësine e mbajnë denoncuesit, siç shkretojnë dhe shkatërrojnë, siç e ndajnë Shqipërinë si plaçkë lufte për bandat dhe mes bandave, siç përndjekin administratën, shkatërrojnë meritokracine, sot po përpiqen të sillen si viktima.
Dhuna dhe brutaliteti më i madh është eleminimi i kundërshtarit politik duke asgjësuar dhe nënshtruar institucionet. Duke përdorur institucionet, si komisionet e partisë, për të fshikulluar dhe hequr lirinë dhe asgjesuar të drejtat.
Krimi më i madh është shkatërrimi i demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit. Pas vrasjes, burgosja politike është forma më e rëndë dhe më brutale e dhunës. Opozita po mbrohet dhe po mbron demokracinë dhe interesin publik.