Salianji në burg, Topi: Ndoshta u bë shembull

Ish-presidenti Bamir Topi, ka komentuar dënimin e ish-deputetit të PD, Ervin Salianji me 1 vit burg. Topi la të hapur tezën se Salianji mund të jetë bërë shembull, ndërsa shtoi se nuk i vjen mirë të shohë një politikan të dënuar dhe pas hekurave. ”Ndoshta mund të jetë bërë shembull. Në politikë duhet të kesh dy sy para dhe 4 pas, jo në rastin në fjalë se nuk kam fakte. Ata që ti ke në krah, por në fakt të gjuajnë nga pas. Politika është një sport i vështirë që duhet që hapat t’i bësh në mënyrë racionale sepse ka me dhjetëra të papritura”, tha ai.

 

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?